Është finalizuar faza e 27 e operacionit të koduar “Imazhi në Lezhë. 

Policia bënme dije se nëpërmjet këtij operacioni janë asgjësuar 2918 bimë narkotike të kultivuara në dy fshatra të rrethit Lezhë dhe Mirditë.

Në fshatin Kashnjet të njësisë administrative Ungrej, rrethi Lezhë, janë gjetur të kultivuara në tokë në zonë të shpyllëzuar 2400 bimë, si dhe në fshatin Zall Xhuxhë të një sisë administrative Fan, rrethi Mirditë, janë gjetur edhe 518 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë në zonë të shpyllëzuar.

Njoftimi i Plotë: 

Lezhë/Vijojnë kontrollet antikanabis në të gjithë territorin e qarkut.

Finalizohet faza e 27-të e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”.

Asgjësohen nëpërmjet djegies në total 2918 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në dy fshatra të rretheve Lezhë dhe Mirditë.

Shërbime të Komisariateve të Policisë Lezhë dhe Mirditë, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet në zona të pyllëzuara të qarkut, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat, u finalizua faza e 27-të e megaoperacionit policor antikanabis, në nivel qarku, të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, në fshatin Kashnjet të njësisë administrative Ungrej, rrethi Lezhë, janë gjetur të kultivuara në tokë në zonë të shpyllëzuar 2400 bimë, si dhe në fshatin Zall Xhuxhë të një sisë administrative Fan, rrethi Mirditë, janë gjetur edhe 518 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë në zonë të shpyllëzuar.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA