Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në autostradën e Fierit rreth orës 15:00 në afërsi të spitalit Memorial.

Sipas informacioneve, në automjetin tip” Mazda” ndodhej drejtuesi me djalin e tij, të cilët kanë marrë vetëm plagë të lehta dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Një qytetar, i cili po kalonte gjatë kohës që ndodhi aksidenti, ka dërguar pamjet në “Ti Raporton”.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA