U rrëzua kërkesa për mocion debat për inceneratorët, Gogu: Nuk ishte urgjente, e ka drejtësia në dorë

18/07/2023 11:40

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Toni Gogu arsyetoi se pse u rrëzuan kërkesat e opozitës në Konferencën e Kryetarëve për një mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen Ahmetaj.

Sipas deputetit në përmbajtje të kërkesës nuk kishte urgjencë dhe tashmë çështjen në dorë e ka drejtësia.

Ne i dhamë pëlqimin kryetares në zbatim të rregullores, por nuk dhamë pëlqimin tonë që këto çështje urgjente duhet të thyejnë në seancën e menjëhershme. Në sesionin që do mblidhet kuvendi ditën e enjte, vendos kuvendi nëse ajo çështje do të përfshihet në rendin e ditës apo jo. Në rolin kushtetues, kuvendi e ka ushtruar kontrollin e vet parlamentar, tani është momenti i drejtësisë. Ne hartuam raportin dhe i hapëm rrugën Prokurorisë. Këto urgjencat janë..për kuvendin e Shqipërisë janë çështjet që kemi vënë në diskutim, mjekësia, studentët, për këto arsye vendosëm që seanca e parlamentit, Kuvendi të vendosi sesi të vendose.

Urgjencën e çmuam kur ishte urgjente, sot nuk është më çështje urgjente. Kur ti vijë radha do bëjmë debat. Nuk kemi asnjë lloj frike se kemi ushtruar detyrën tonë me përgjegjshmëri. Tashmë janë çështje që po i heton drejtësia dhe nuk kanë të bëjnë me veprimtari parlamentare. Kuvendi e ushtroi veprimtarinë e tij. Nuk mund të prisheshin rregullat dhe të sajohej një urgjencë e cila nuk ekziston urgjencë, Përmbajta e kërkesës nuk ka brenda asnjë urgjencë të cilën kuvendi nuk e ka bërë në momentin që ishte urgjente. Ne nuk mendojmë se janë çështje urgjente se nuk kanë përmbajtje. Të bësh debat dhe të flasësh kur drejtësia e ka marrë çështjen në dorë, do ti prishësh punë asaj.”-tha Gogu.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes, Bardhi tha se kjo çështje nuk ishte me urgjencë për maxhorancën, ndërsa akuzoi se biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri se po arratisen me paratë e shqiptarëve.

Deputetët e opozitës kërkojnë zhvillimin e një interpelance urgjente me Kryeministrin për të raportuar në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore lidhur me paligjshmërinë e konstatuar në 3 procedurat e koncesionit/PPP së inceneratorit të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, masat e marra për shlyerjen e dëmeve financiare që i janë shkaktuar Buxhetit të Shtetit dhe masat e marra për të ndaluar menjëherë pagesat që janë rrjedhojë e 3 kontratave të paligjshme dhe që rezultojnë se janë të prekura nga fenomeni i korrupsionit masiv. Deputetët kanë kërkuar që kërkesa kërkese për interpelancë urgjente me kryeministrin të përfshihet në rendin e ditës të seancës së datës 20.07.2023, si pikë e parë e rendit të ditës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA