Tre vëllezër dhunojnë me grushte policin e kufirit në Sarandë
18/07/2023 14:52
Tre vëllezër kanë dhunuar një punonjës të policisë Kufitare në Sarandë.
Njëri prej tyre kishte parregullsi në dokumentacion dhe për këtë arsye nuk u lejua të kalonte kufirin.
I revoltuar nga punonjësi i policisë, A.M e goditi bashkë me vëllezërit e tij.
Në pranga ra K. M., 45 vjeç dheu referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M. dhe E. M. (të tre vëllezër).
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel