5 ditë mbasi 117 vota i lanë duar të lira SPAK për Arben Ahmetaj, Gjykata e Posaçme pranoi dy kërkesat e prokurorëve të Posaçëm për kontrollin e disa banesave të dyshuara se I përkasin ish funksionarit si dhe vendosi sekuestro preventive.

Sipas njoftimit të SPAK kontrollet janë ushtruar në 7 banesa , në të cilat janë sekuestruar dokumenta, kompjuterë lap-topë , telefona celularë USB, dhe materiale të cilat do të verifikohen.

Bëhet me dije se gjykata ka urdhëruar vendosjen e sekuestros preventive mbi 6 pasuritë  e përmendura paraprakisht nga SPAK në relacionin e Këshillit të Mandateve, midis tyre katër apartamente si dhe dy llogari bankare të Arben Ahmetaj në shumën e 124 300 mijë euro.

Vendimi i gjykatës vjen në kohën kur së bashku me hetimin pasuror ndaj ish ministrit dhe ish zëvendës kryeministrit po zhvillohet dhe për korrupsion në gjashtë episode si dhe për pastrim parash. Avokatët e Arben Ahmetaj kanë deklaruar se ai është larguar nga Shqipëria para e kuvendi të shqyrtonte kërkesën e SPAK , i cili ndonëse kërkoi autorizim për ti kërkuar gjykatës masë arresti për ish funksionarin, ky vendim nuk është shpallur ende.

Arben Ahmetaj si ish ministër i financave dhe ekonomisë u vendos nën hetim për dosjet e inceneratorëve, mbas këqyrjeve në një kompjuter që i përket Klodian Zotos, i cili rezultoi se kishte paguar e prenotuar udhëtime luksoze për ish funksionarin, vlera e të cilave u llogarit nga SPAK në shumën e 34 mijë eurove.

Për hetimet SPAK i referohet një sërë dëshmish të biznesmenëve për që tregojnë se vilat në Palasë dhe në Hamallaj janë të lidhura me Arben Ahmetajn ndërkohë që nga një telefon blackberry i sekuestruar janë përftuar mesazhe dhe komunikime edhe me persona të tjerë, zyrtarë ish-zyrtarë dhe biznesmenë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA