Foto Ilustruese

Një sherr brenda familjes ka ndodhur në Pogradec, ku janë përfshirë disa persona.

Sherri ka nisur kur I. Q., 55 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, për motive që nuk dihen.

Pas kësaj, 55-vjeçari është dhunuar nga djali i motrës, I. D., 29 vjeç,

Në këtë konflikt janë përfshirë edhe dy shtetasit e tjerë T. D dhe E. D., babai dhe vëllai i 29-vjeçarit.

55-vjeçari dhe nipi 29-vjeçar janë arrestuar, ndërsa të tjerët po ndiqen në gjendje të lirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA