Raporti/ Rusia dhe Ukraina bisedime sekrete për kthimin e fëmijëve të marrë peng gjatë luftës! Në negociata edhe Turqia

18/07/2023 15:22

Bisedime tepër diskrete po zhvillohen për të arritur një marrëveshje për kthimin e fëmijëve të rrëmbyer ukrainas nga Rusia.

Një raport i Financial Times, duke cituar katër persona të njohur me situatën, thekson se Turqia dhe Arabia Saudite janë përfshirë në diskutimet, të cilat kanë vazhduar për disa muaj.

Zyrtarët ukrainas dhe rusë kanë përpiluar lista të mijëra fëmijëve që janë dërguar në Rusi dhe janë mbajtur në shtëpitë e fëmijëve ose të birësuar nga familjet ruse. Zyrtarët nga të dyja palët kanë refuzuar të flasin drejtpërdrejt me njëri-tjetrin për këtë çështje, por ndërmjetësuesit nga Arabia Saudite dhe Turqia kanë ndërhyrë.

Ish-pronari i klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich, gjithashtu thuhet se është i përfshirë në anën ruse. Arabia Saudite fillimisht ngriti çështjen e fëmijëve të zhvendosur në një takim të anëtarëve të përzgjedhur të G20 në Kopenhagë, tha një diplomat i informuar mbi bisedimet.

Vendet perëndimore më pas i dhanë Riadit bekimin e tyre për të vazhduar ndërmjetësimin për këtë çështje. Ukraina ka pretenduar se Rusia ka organizuar rrëmbimin e deri në 20,000 fëmijëve. Laboratori Humanitar i Yale thotë se të paktën 6,000 fëmijë ukrainas janë në këtë situatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA