Personi në foto është autori që i vë flakën makinave në Vlorë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
Nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, duket autori që ka vendosur zjarrin në një automjet dhe më pas është larguar.
Pasi ka vendosur zjarrin dyshohet se është dëmtuar edhe vetë.
Në momentin që ka hedhur benzinë drejt makinës që kishte qëllim për të djegur (Fordin e kuq), nga flakët mori edhe bidoni që mbante në dorë. Nga frika autori ka hedhur bidonin me benzinë në drejtim të automjeteve të tjera duke i dëmtuar edhe ato.
Policia ende nuk ka një autor të dyshuar për zjarrvënien por dyshon se është e qëllimshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 ku makinat kanë qenë të parkuara poshtë pallatit.
Top Channel