Aksident në kryqëzimin e Gjadrit, përplasen dy automjete, lëndohen dy persona Tre persona janë nën hetim të Himarë dhe Borsh, ndërsa janë sekuestruar çadra dhe shezlongë të vendosura pa leje në plazhe publike.
Kjo është faza e dytë e operacionit ku janë sekuestruar në total 38 çadra dhe 66 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme në Borsh dhe në vendin e quajtur “Maraç”, Himarë.
Tre personat, njëri i kapur në Bordh dhe dy në Himarë, janë në procedim në gjendje të lirë pasi përveç se kishin zënë hapësirën publike, por edhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.
Konkretisht:
– A. M., banues në Himarë dhe E. T., banues në Tiranë, pasi duke vendosur në mënyrë të paligjshme 20 çadra dhe 30 shezlongë, në vendin e quajtur “Maraç”, Himarë;
– A. Z., 52 vjeç banues në Borsh, Himarë, pasi kishte vendosur në mënyrë të paligjshme 18 çadra dhe 36 shezlongë, në plazhin e Borshit.
Sipas policisë materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i paregjistruar”.
Operacioni “Plazh i lirë” vijon.
Top Channel