Java e tretë e Tour de France hapet me provën e vetme të kronometrit individual të edicionit 2023 (Passy-Combloux 22.4 km), që korrespondo me etapën e 16-të.
Triumfon në këtë etapë Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma), protagonist i një paraqitjeje të pabesueshme. Danezi e mbyll me 1 minutë e 38 sekonda më shpejt se Pogacar (tashmë distanca mes të dyve shkon 1 minutë e 48 sekonda), duke u afruar edhe më shumë me triumfin përfundimtar.
Kohën e tretë më të mirë në etapën e 16-të e regjistroi Van Aert.
“Jam shumë i lutur dhe krenar për provën e sotme, jam befasuar edhe vetë. Sinqerisht nuk mendoja se do të kisha këtë performancë dhe të krijoja këtë distancë kohore me kundërshtarin tim.
Jam shumë i lumtur, sepse është fitorja ime e parë në kronometër në Tour de France. Nuk duhet të mendojmë se e kemi fituar turin, sepse janë edhe disa etapa shumë të vështira. Duhet të vazhdojmë të luftën edhe gjatë ditëve të ardhshme.”
Top Channel