Dhjetë mjete lundruese të cilat ishin pa dokumentet përkatëse janë bllokuar në plazhin e Durrës

Policia Kufitare bllokoi 8 Jet Ski dhe 2 motoskafe, të cilat ishin pa dokumente ndërsa pronarët fshihnin të ardhurat që përfitonin prej tyre.

Ndaj L. Xh. dhe B. Z., të dy banues në Durrës që lëshonin me qira mjetet lundruese, ka nisur hetimi në gjendje të lirë.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut.

Gjithashtu, Policia fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA