Një 36-vjeçar që shpërndante doza heroine është arrestuar nga policia në Korçë.

Në pranga ka rënë – E. S., 36 vjeç, banues në Korçë, i cili u kap teksa lëvizte me mjetin e tij tip “Audi”. Gjatë verifikimit të kryer rezultoi se  36-vjeçari e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në dhjetëra doza, që dyshohet se e siguronte me qëllim shitjen. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA