“Alpe të pastra”/ Mbi 6 mijë rrënjë kanabisi të asgjesuara, Balla përgëzon punën e Policisë: Presim më shumë goditje si këto
18/07/2023 10:46
Mijëra rrënjë kanabisi janë asgjësuar mbrëmjen e djeshme në disa zona të qarkut të Shkodrës, në kuadër të megaoperacionit të Policisë “Alpe të pastra”.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar punën e punonjësve të policisë, duke shtuar se pret goditje të tilla ndaj kultivimit të narkotikëve.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjet e mbrëmshme kundër kultivimit të bimëve narkotike në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë dhe Krujë, ku janë asgjësuar 6210 bimë narkotike. Presim më shumë goditje si këto”- shkruan Balla.
Për kontrollin e zonave malore u angazhuan rreth 100 efektivë dhe 6 dronë të Policisë.
Top Channel