Aksidenti me pesë shqiptarë të vdekur në Greqi/ Viktimat ishin punonjës sezonalë, pamje nga vendi i ngjarjes

18/07/2023 19:56

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi pasditen e sotme me pasojë pesë viktima me origjinë shqiptare.

Mediat greke bëjnë me dije aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, një automjet është përplasur kokë më kokë me një kamion, për pasojë kanë humbur jetën të pesë personat që udhëtonin në mjet.

Nga goditja e fortë, ndërruan jetë në vend të pestë të rinjtë, ndërsa u plagos lehtë shoferi i mjetit të tonazhit të rëndë. Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i viktimave.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se viktimat ishin punonjës sezonalë që mblidhnin qershi në Greqi.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA