Aksident në qendër të Peshkopisë/ Benzi me shpejtësi të lartë, plagoset shoferi dhe pasagjerja
18/07/2023 19:17
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të qytetit të Peshkopisë përballë bashkisë Dibër.
Një “Mercedes Benz” me targa “AB 057 ES” në pronësi të Ronaldo Rexhës ka humbur kontrollin dhe ka goditur 2 mjete të parkuara në krah të rrugës. Njëkohësisht në mjet ndodheshin edhe Sadik Rexha dhe Kristina (shtetase angleze).
Shkak është bërë shpejtësia shumë e lartë e benzit.
Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit Benz dhe një pasagjerja që ndodhej në mjet. Ndërsa automjetet e parkuara kanë dëmtime të shumta.
Ndërkohë të plagosurit po marrin ndihmën e shpejtë pranë Spitalit Rajonal Dibër.
Top Channel