Stina e nxehtë rrit rrezikun e pickimeve nga insektet ku më të ekspozuar mbeten fermerët dhe emigrantët e paligjshëm.

Një emigrant nga Lindja e Mesme mbrëmjen e kaluar u pickua nga gjarpri teksa po udhëtonte në zonën e Trestenikut në Devoll i shoqëruar nga një shoku i tij ndërsa një banor u dha atyre ndihmën e parë  duke i çuar në spital. Sipas të dhënave ky ishte rasti i dytë gjatë kësaj vere që kërkoi ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Korça edhe pse nuk është një prej qyteteve më të nxehta të vendit numëron raste të shtuara të personave që kërkojnë ndihmë mjekësore.   Mesatarisht janë 70-80 persona në ditë përfshirë pacientët që i drejtohen urgjencës apo vizitat në familje të cilët marrin shërbim kryesisht për shkak të sëmundjeve kardiake apo virozave por sipas mjekëve situata është normale për stinën.

Në kushtet e të nxehtit ekstrem mjekët vazhdojë të rekomandojnë që të tregohet kujdes dhe të shmangen daljet në orarin e pikut sidomos për moshat e treta, të sëmurët kronik dhe fëmijët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA