Një i mitur 11-vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në Tiranë pasditen e sotme.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55, në rrugën “Irfan Tomini”, në afërsi të Qendrës Shëndetësore Nr. 8,ku  një i mitur 11 vjeç, duke luajtur, aksidentalisht ka prekur kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin.

Si pasojë 11-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Pediatrisë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA