Pasagjerja ul avionin kur piloti humb ndjenjat para zbritjes në pistë (fotot)

17/07/2023 17:04

Një pasagjere ka arritur të ulë me sukses edhe pse me përplasje avionin e vogël me të cilin udhëtonte plane, kur piloti pësoi papritur një atak kardiak dhe humbi ndjenjat.

Piloti 79-vjeçar kishte mbetur pa ndjenja teksa zbriste në ishullin Martha’s Vineyard, në fundjavë në brigjet e Massachusetts, SHBA.

68-vjeçarja menjëherë kishte hyrë në veprim duke stabilizuar avionin privat tip 2006 Piper Meridian, para se ta ulte atë në fushën përgjatë pistës.

Një nga krahët ishte thyer teksa mjeti ajror goditi tokën, por pasagjerja vetë nuk ishte plagosur.

Ndërsa pilot u dërgua në spitalin e Boston në gjendje të rëndë nga ataku kardiak, raportonin mediat pa emëruar publikisht asnjë nga personat në bordin e avionit.

Disa pamje të shpërndara në rrjet tregonin mjetin pas uljes së vështirë, dhe grupet e emergjencave që rrethonin avionin.

Sipas rrjetit NBC Boston, avioni nuk kishte arritur te nxjerrë rrotat e uljes dhe kishte rrëshkitur me barkun e tij.

Pasagjerja dhe piloti besohet se ishin nisur nga Connecticut, një ditë më parë.

Zyrtarët thanë se hetimet vijojnë mbi incidentin dhe shkaqet e atakut kardiak të pilotit.

Në një rast të ngjashëm dhe vitin e kaluar një pasagjer pa eksperiencë fluturimi arriti të ulë një avion të vogël në Florida kur piloti i tij humbi ndërgjegjësimin duke folur në mënyrë ‘inkoherente’.

Darren Harrison ishte duke u kthyer nga Bahamas kur piloti i tij u ndje keq. Ai foli në radio me kontrollorët ajrorë të cilët e ndihmuan të përdorë komandat dhe të ulë avionin e vogël, ku gjendej dhe një pasagjer i dytë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA