Vendimi i qeverisë për studentët e mjekësisë të cilët pas përfundimit të studimeve duhet të punojnë 5 vite në vendin tonë e më pas të marrin diplomën, ka nisur një debat publik.
Sociologia Entela Binjaku është e mendimit se ky vendim ka një ndikim të gjerë në familjet shqiptare, dhe është vendimtar për vitet në vijim të mjekëve të ardhshëm.
“Sot shikojmë qe qytetaret ndodhen përpara një fakti qe i pret dhe janë disi te papërgatitur dhe me këtë dua të them që pritet që familjët të marrin një vendim në kushtet e detyrimit më së shumti. Mendoje që kjo nismë do prekë kryesisht familjet e varfra sepse ata do të jenë të detyruar të pranojnë në kushtet kur nuk kanë mundësi tjetër dhe fëmijët kanë rezultate aq të mira në mësime dhe e kanë dëshiruar aq shumë që të bëhen mjek në të ardhmen, saqë këto familje nuk do të kenë një rrugë tjetër”, tha sociologia.
Ky vendim i qeverisë duket si një mënyrë për të stopuar largimin e mjekëve jashtë vendit dhe për të plotësuar mungesat që përballet sistemi shëndetësor nga ky fenomen.
“Sigurisht pas një vendimi të tillë do të ketë patjetër një argument afatgjatë që ndoshta qeveria mendon që nëpërmjet kësaj nisme jo vetëm mban të gjitha cepat e vendit me shërbim shëndetësor, jo vetëm punëson të rinjtë po ndoshta mendon që në një aspekt afatgjatë i nxit që dhe familjet e ardhshme t’i krijojnë këtu”, shtoi Entela Binajku.
Studentët e mjekësisë janë kundër këtij vendimi ndaj kanë nisur edhe protestat për të kërkuar anulimin e tij.
“Mendoj që njerëzit më së shumti i shqetëson fakti që detyrohen se sa sa e gjatë është periudha por dhe sikur më e shkurtër të ishte periudha sërish nuk duket dhe aq demokratike kjo situatë dhe kjo i ka shqetësuar më së shumti njerëzit. Mendoj që nuk e prisnin 5 vjet dhe e papritura është ajo që i ka shqetësuar dhe befasuar më shumë”, tha ajo.
Sociologët mendojnë se politikat për të ndaluar largimin e mjekëve duhet të kishin nisur vite më parë, duke marrë në konsideratë faktin që shqiptarët kanë emigruar dhe vazhdojnë të emigrojnë për kushte dhe jetesë më të mirë.
Top Channel