Ministri i jashtëm kinez zhduket nga shfaqjet publike pas zhurmave për lidhjen me prezantuesen e njohur (fotot)

17/07/2023 16:10

Ministri i jashtëm i Kinës është zhdukur prej disa kohësh nga ekranet televizive të vendit duke nxitur spekulime se zhurmat për një lidhje të fshehtë romantike me një prezantuese të njohur janë të vërteta.

Minsitri Qin Gang, i njohur për qasjet e tij agresive diplomatike duket se sipas mediave perëndimore, ka rënë viktimë e udhëheqjes komunitet të vendit pas postit që kishte marrë vetëm në dhjetor.

Para se të bëhej ministër Qin kishte qenë ambasador në Britani e SHBA ku njihej për qëndrimet e vendosura me zyrtarët perëndimorë.

Qin tashmë nuk shihet në publik prej disa javësh, që prej takimit me homologun nga Sri Lanka më 25 qershor.

Zhvillimet vijnë pas zhurmave për lidhjen e tij me prezantuesen e njohur kineze Fu Xiaotian, 40 vjeçe, e cila gjithashtu nuk është parë prej disa kohësh, pas publikimit të një interviste ku dyshja dukej hapur që flirtonin me njëri-tjetrin.

Fillimisht ministria e jashtme kineze nuk komentonte për çështjen por më vonë kur ai nuk u shfaq në takimin e ministrave aziatikë në Xhakarta, ministria citonte “arsye shëndetësore” për mungesën.

Wang Yi, pararendësi i Qin , tashmë këshilltar i presidentit Xi Jinping, ka marrë përkohësisht postin.

As prezantuesja Fu Xiaotian nuk është parë prej kohësh së bashku me djalin e saj të vogël.

Prezantuesja e arsimuar në perëndim ka qenë nga intervistueset kryesore të figurave të larta shtetërore në vend.

Zhurmat për lidhjen e fshehtë mes të dyve vijnë kryesisht nga mediat në Taivan e Hong Kong.

Ato sinjalizonin për flirtimin e hapur mes Qin e Fu në një intervistë në Washington DC vitin e shkuar.

Por përdoruesit theksonin se Fu shpesh përdor teknika flirtimi në intervistat me politikanët.

Aktivistja kineze Lin Shengliang theksonte se Qin ishte ambasador i Kinës në SHBA në 2021 dhe se intervista ‘flirtuese’ kishte ndodhur në mars 2022. Ndërsa në nëntor Fu kishte lindur djalin e saj.

Në postimin e fundit para se të zhdukej nga syri i publikut Fu kishte postuar një avion, një pamje të intervistës me Qin, dhe një foto të vetes me të birin.

Aferat romantike po bëhen një zakon dhe për zyrtarët kinezë teksa raportohet se ato përdoren si pretekst për largimin e atyre që nuk preferohen më nga udhëheqja, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
1/6
Ministri i jashtëm i Kinës është zhdukur prej disa kohësh nga ekranet televizive të vendit duke nxitur spekulime se zhurmat për një lidhje të fshehtë romantike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA