Kur termometri i ka kaluar 40 gradë në disa qytete të vendit dhe kur meteorologët paralajmërojnë se pothuajse gjatë të gjithë gjysmës së verës që kemi para termometri do të shënojnë me të kuqe, mjekët bëjnë thirrje për sa më shumë kujdes  jo vetëm për të moshuarit dhe të vegjlit por të gjithë grup moshat e aq me tepër pacientët që kanë jo vetëm probleme kardiake por edhe ata me patologji të trurit.

Këshillohet të mos konsumoni ushqime kalorike dhe me kripë, të konsumohen sa më shumë fruta e perime. Për ata që duhet të dalin me patjetër në ambiente jo të freskëta, këshillohet mbajtja e kapelës, kremi mbrojtës dhe të konsumohet minimumi 1 litër e gjysëm ujë pasi për shkak të temperaturave të larta trupi dehidratohet.

“Dehidratimi sjell ngadalësime psikomotere, ndikon negativisht tek sëmundjet degjenerative të trurit”, tha mjekja neurologe”, Entela Basha.

Një pjesë e mirë e qytetarëve tanimë kanë nisur pushimet dhe  i gjen në plazhet e vendit. Por kujdes thonë mjekët, “në orët e pikut futuni ne çadër dhe duhet pasur shumë kujdes. Mos hyni menjëherë në ujë por duke lagur ngadalë pjesë të trupit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA