Një parakalim i gabuar ka shkaktuar konflikt mes dy shoferëve të rinj në Vaun e Dejës, ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë automatikut që mbante me vete.

23-vjeçari Mark Preka ka nxjerrë armën e zjarrit, ndërkohë që në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e policisë. I riu ka hedhur automatikun dhe është larguar, duke i shpëtuar arrestimit.

Ndaj tij ka nisur hetimi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

Ndërkohë, hetim në gjendje të lirë ka nisur ndaj tre të rinjve nga fshati Barbullush që janë përpjekur të fshehin armën.

“Ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale Moskallëzimi i krimit, për shtetasit A. H., 21 vjeç, K. Sh., 19 vjeç, R. H., 30 vjeç dhe Xh. H., 25 vjeç”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA