Një emigrant i paligjshëm dyshohet se është pickuar nga gjarpri në Devoll.
Sipas informacioneve paraprake, ka qenë një banor i këtij fshati që ka lajmëruar policinë pasi ka gjetur dy emigrantë në fshat, njëri prej të cilëve ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes. Të dy emigrantët u transportuan në spitalin e Bilishtit, dhe me pas ne Korçë ndërsa njëri prej tyre është pickuar nga gjarpri gjatë ecjes mes malit, itinerar që e ndjekin shpesh emigrantët për të shkuar drejt Tiranës.
Dhjetëra emigrantë hyjnë çdo ditë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë nga kufiri në juglindje të vendit. Pasi përshkojnë më këmbë rrugën në mal, kryesisht ofrojnë para për këdo që mund t’i transportojnë drejt Tiranës, ndërsa qëllimi final është kalimi drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Top Channel