Gazetari Artur Bibe ka raportuar nga afër situatën në periferi të Athinës ku autoritetet janë në betejë me flakët që sipas tij po djegin çdo gjë qw u del para.
“Siç e shikoni dhe në pamjet tona, flakët janë disa metra, po djegin çdo gjë që u del përpara. Është një zonë tepër e rrezikuar tanimë. Pak më poshtë fillon edhe i afrohet më tej kryeqytetit të vendit. Është shumë masiv zjarri, duhet të tërhiqemi për arsye sigurie, thotë Bibe.
“E kaloi rrugën zjarri, është një rrugë që është bërë nga forcat zjarrfikëse për të bërë një zonë kundër zjarrin, por nuk mundi dot ta përballojë. Pisha shumëvjeçare që digjen. Brenda pak minutash çdo gjë shpërthen në zjarr. Janë djegur hektarë pyje. Në këtë zonë nuk po kërcënohen banesa. Forcat zjarrfikëse po mundohen ta perimetrizojnë pasi janë pemët goxha të larta dhe është një zonë e izoluar”, raportin gazetari.
“Në pak sekonda një pemë përfshihet tërësisht. Hi, flakë, shkatërrim”, tha ai.
Zjarret masive po djegin në zonat e Lutrakit, 50 km nga Athina, ndërsa dy vatra të tjera po djegin në zonën Kalivia në një distancë 5 km nga aeroporti i Athinës, kurse një vatër tjetër ndodhet në zonën bregdetare në Anavisos.
Në zonat që po djegin zjarret kushtet atmosferike janë tepër të vështira për shkak të erës së fortë që fryn dhe temperaturave të larta në ato zona.
Top Channel