Fiksi trajtoi edhe mbrëmjen e kësaj të hënë për të disatën herë se sa e lehtë është të nxjerrësh në vendin tonë një dëftesë pjekurie kundrejt lekëve.

Me 1200 euro bëhesh me dëftesë pjekurie pa e parë kurrë derën e shkollës nga e cila po diplomohesh , e jo më të kesh bërë mësim.

Pranë redaksisë së Fiks Fare mbërriti një sms ku sipas denoncuesit në qytetin e Durrësit një  diplomë e shkollës së mesme kushton 1000 euro dhe e merr për 5 ditë.

Fiksi kontaktoi me denoncuesin i cili  dëshiroi të mbetej anonim dhe pasi mori të gjithë informacionin e nevojshëm u drejtua pikërisht drejt qytetit të Durrësit ku duhet të takoj sekseren e parë  Svileta Baftija e cila punon si roje objekti (security) pranë ish-Gjykatës së Apelit Durrës.

Sviletën Fiksi e gjen në vendin e punës. Në bisedë me bashkëpunëtoren e Fiksit sekserja kërkon të dijë se kush e ka adresuar tek ajo dhe më pas fillon të flasë për dëftesën e pjekurisë, pasi  kjo e fundit kërkon një diplomë të gjimnazit të përgjithshëm  për ta dorëzuar në Itali. Ajo i kërkon të interesuarës një fotografi  dhe kartën e identitetit duke i shpjeguar se diploma duhet me vulë apostile dhe e noterizuar. Por gjatë bisedës shihet se ajo nuk do që ta kapin kamerat e institucionit madje i kërkon bashkëpunëtores së Fiksit të lëvizi në një vend ku ajo e di që kamerat nuk kanë fushëpamje. Ajo i shpjegon se vetë nuk bën gjë, por njeh njeriun që merret me këto punë, ndaj i kërkon të interesuarës një certifikatë që ta fusi në një zarf pasi ashtu do ia dorëzojë edhe njeriut që merret posaçërisht me këtë punë. Bashkë me certifikatën në zarf do futen edhe 1200 euro e cila është pagesa për të përfituar dokumentin dhe brenda javës do mbaronin punë. Pra diplomën e gjimnazit e interesuara do e kishte në dorë.

Pasi bashkëpunëtorja e Fiksit u largua pak kohë më vonë sekserja e telefonon dhe i dërgon numrin e sekserit që mërret drejtpërdrejt me këtë gjë. Ai quhet Bashkim Troçi dhe është sekseri më i afërt me personat që bëjnë dëftesën . Fiksi kontakton me Bashkimin i cili po si sekseria e parë punon si roje (security) në Spitalin Rajonal Durrës.  Bashkimi tregon se ai ka një vëlla pedagog në Tiranë dhe se më shoqërinë e tij i ka mbaruar punë jo vetëm fisit , por edhe njerëzve të tjerë.  Ai është i prerë dhe kërkon 1200 euro që bën dëftesa, përkthim, noterizim dhe vulë apostile që shkojnë diku tek 100 euro.

“Dëftesa do regjistrohet një, do të jepet lista e notave u bënë dy,ka vulë dhe firmë ka dhe numrin e amzës. Regjistri themeltar quhet. Mos u bëj merak e bën shpejt. Për 1 javë them se e bën. Nuk besoj se e vonon shumë, vetëm vula apostile të vonon te ambasada” shprehet ai gjatë bisedës. Çdo dokument jepet me dy kopje dhe origjinaliteti është i padiskutueshëm ” Nuk përfitoj asgjë unë, thjesht për të bërë diçka simbolikë, që ti ke hall ose …. Nuk merrem me këto punë unë. Nuk jam sekseri i këtyre problemeve” thotë ai në bisedë.  Pullën apostile pasi të marri dëftesën e pjekurisë mund ta bëj edhe tek noterja, por që Bashkimi i thotë bashkëpunëtores së Fiksit se ajo do e vonojë plus ka dhe shpenzime ekstra se vetëm kjo gjë i shkon diku tek 250 euro. Pra ai është shumë familjarë me dokumntacionin, porcedurën dhe me pagesat. Këmbënguljes së bashkëpunëtores së Fiksit për origjinalitetin e dëftesës së pjekurisë Bashkimi i përgjigjet ” Nuk ka gjë që nuk bëhet sot, vetëm nënë e babë nuk gjen sot. Edhe mua që më shef sot këtu më thanë para 10 vitesh më jep 1500 euro të marrësh juridikun këtu. Jo i thashë nuk e bëj”. Duke rënë dakord për shumën sekseri i kërkon të bashkëpunëtores së Fiksit t’i çojë dokumentat  deri në ora 14:00, orar ku lë dhe punën.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA