Njerëzit që udhëtojnë drejt destinacioneve më të nxehta të Europës, përfshirë Spanjën dhe Italinë janë paralajmëruar për rrezikun e valës së të nxehtit, teksa temperaturat arrijnë në 48 gradë Celsius.

Britanikët kanë filluar të anulojnë ose ndryshojnë planet e tyre të udhëtimit nëpër kontinent. I nxehti ekstrem ka përfshirë destinacionet e njohura turistike në Mesdhe, ndërsa meteorologun apelojnë për kujdes të shtuar.

Parashikuesi i motit, Simon Partridge, thotë se njerëzit që shkojnë në pikat e nxehta evropiane duhet të përgatiten për kushtet.

Sipas Shoqatës së Agjentëve Britanikë të Udhëtimit, fluturimet dhe paketat e pushimeve po vazhdojnë normalisht, por britanikët këshillohen të qëndrojnë të hidratuar, të aplikojnë krem mbrojtës dhe të shmangin diellin në mes të ditës. Institucionet u sugjerojnë qytetarëve të lexojnë këshillat në faqen e internetit për udhëtimet në Europë.

“Është shumë, shumë nxehtë për të dalë jashtë gjatë ditës, përveçse kur je në det. Shumicën e kohës kemi qëndruar brenda”, shprehet 53-vjeçari Justine Rush që po pushon në Korfuz.

29-vjeçarja Paola Deitan nga Ëiltshire kishte planifikuar të kalonte pushimet me miken e saj në Greqi, por tashmë ka zgjedhur Barcelonën.

“Jam e shqetësuar për shëndetin tim. Nuk dua të më ndodhë asnjë gjatë pushimeve”, shprehet ajo.

Pesëmbëdhjetë qytete në Itali, shumica e tyre në qendër dhe në jug të vendit, kanë marrë alarm për rrezikun e lartë nga i nxehti, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

Javën e kaluar, një 44-vjeçar që po pikturonte vizat e bardha në rrugë kur termometri shënonte 40 gradë Celsius në qytetin verior të Lodit, humbi vetëdijen dhe ndërroi jetë në spital.

Mbi se 2.000 njerëz janë evakuuar pasi zjarri shpërtheu në La Palma në Ishujt Kanarie, ndërsa autoritetet në Greqi kanë hapur zona me ajër të kondicionuar në ndërtesat publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA