Shirat e rrëmbyer dhe përmbytjet e befasishme që i pasuan kanë marrë 40 jetë njerëzish në Korenë e Jugut, ku presidenti Yoon Suk Yeol fajësoi hapur autoritetet duke thënë se kanë dështuar të ndjekin protokollet e reagimit ndaj fatkeqësive.
9 persona konsiderohen të zhdukur 34 të tjerë janë lënduar në mbarë vendin. Mes viktimave janë dhe dymbëdhjetë individë që humbën jetën tragjikisht në një nënkalim që u përmbyt. 15 automjete mbeten të bllokuar pas vërshimit të papritur të ujerave, mes të cilëve edhe një autobus.
Që prej të enjtes së javës që shkoi, reshje të dendura shiu goditën rajonet qendrore dhe jugore të vendit janë goditur nga reshjet e shiut, duke shënuar pikën kulmore të sezonit të shirave që nisi në fund të qershorit. Incidenti i nënkalimit ngriti shqetësime mbi aftësinë e vendit për reaguar në mënyrë efektive ndaj dëmeve nga përmbytjet e për të parandaluar humbjen e jetëve.
Disa përdorues të rregullt të rrugës kritikuan qeverinë se hyrja në këtë nënkalim nuk ishte ndaluar, pavarësisht parashikimeve për përmbytje. Vitin e kaluar, kur reshjet më të mëdha në 115 vjet shkaktuan dëme masive në Seul duke përfshirë distriktin e pasur Gangnam, e rezultuan me vdekjen e të paktën 14 personave dhe përmbytje të metrove, rrugëve dhe shtëpive, qeveria u zotua të marrë masa për të trajtuar më mirë fatkeqësitë e shkaktuara nga ndryshimet klimatike.
Presidenti Yoon, i cili kohët e fundit u kthye nga një udhëtim jashtë shtetit, bëri thirrje për një takim brenda agjencisë për reagimin ndaj fatkeqësive të hënën. Ai pranoi se situata ishte përkeqësuar për shkak të menaxhimit të dobët të zonave me ndjeshmëri të lartë.
Top Channel