Sot është konfirmuar rasti i parë i prezencës se sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrit (MAD) në komunën e Kllokotit, ka njoftuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK).

Në komunikatën e AUVK bëhet e ditur se ekipet e inspektorëve veterinarë bashkë me kompaninë e kontraktuar kanë asgjësuar derrat e femrës se prekur dhe është bërë dezinfektimi i fermës dhe të gjitha gjerave rreth fermës.

“Pas lajmërimit për dyshime të prezencës se sëmundjes Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me ekipet e veta, ka dalë ne terren për hulumtim diagnostike në fermë, marrje të mostrave dhe izolim të fermës. Rezultatet e mostrave kanë konfirmuar prezencën e sëmundjes MAD. Ekipet e inspektorëve veterinarë bashkë me kompaninë e kontraktuar kanë asgjësuar derrat e femrës se prekur dhe është bërë dezinfektimi i fermës dhe të gjitha gjerave rreth fermës. Ka nisur hulumtimi epidemiologjik i fermave të zonës në perimetër 3 km”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se duke u bazuar në ligjet në fuqi, AUV ka themeluar shtabin e krizës.

“Shtabi i krizës do të jetë përgjegjës për menaxhim të situatës. Duke mbikëqyrë veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes. Është kërkuar nga praktikat veterinare private të jenë të gatshme për mbështetje ne teren, raportim të të gjitha rasteve të dyshimta dhe marrje të mostrave të gjakut. Ka nisur kontaktimi i fermerëve mbarështues të derrave për aktivizim të masave vetëmbrojtëse të biosigurisë ne fermat e tyre”, thuhet po aty.

Murtaja Afrikane e Derrave MAD është sëmundje ngjitëse virale që shkakton ethe hemorragjike tek derrat e butë dhe derrat egër. Përcillet me letalitet të lartë deri në 100%. Sëmundja mund të shkaktojë dëme në ekonomitë familjare të fermerëve mbarështues të derrave. Sipas gjetjeve shkencore të deritanishme kjo sëmundje nuk transmetohet tek njeriu (nuk i prek njerëzit).

Megjithatë AUV apelon të gjithë fermerët që të raportojnë për çfarëdolloj shenje klinike të sëmundjes.

“Është e ndaluar therja e kafshëve që tregojnë çfarëdolloj shenje klinike të sëmundjes andaj fermerët duhet të raportojnë tek autoriteti kompetent AUV kur ka simptoma tek derrat. Po ashtu gjuetarët duhet të lajmërojnë AUV-në, në çdo raste kur hasin derr të ngordhur në pyje. Kjo, në mënyrë që të izolohet përhapja e sëmundjes”, apelon AUV./KosovaPress

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA