Një makinë tip BMW  ku udhëtonin katër anëtarë të një familje është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në Lushnjë.

Ata kanë qenë duke udhëtuar në aksin Lushnjë – Fier, kur pranë “Pushimit të Shoferit”, nga ana e drejtuesit të mjetit është vënë re të dalë tym nga pjesë e parme e makinës. Menjëherë shoferi ka hapur krahun dhe kanë dalë nga makina, e cila për pak minuta u përfshi nga flakët.

Edhe pse ndërhynë forcat zjarrfikëse, mjeti u shkrumbua totalisht. Sipas dëshmisë së dhënë nga drejtuesi i mjetit, ka qenë një shkëndijë elektrike që shkaktoi zjarrin.

Top Channel