Nuk është ende e qartë se cfarë e shkaktoi aksidentin por një nga sportistët u tërhoq nga gara.
Teksa afrohej fundi garës ditore, masa e çiklistë garues ecnin me shpejtësi pranë njëri-tjetrit në rrugën rurale franceze, para se të ndodhte përplasja e rëndë.
Raportimet fillestare sugjeronin se rreth 30 çiklistë ishin përfshirë në përplasje dhe 15 dukeshin të plagosur.
🚴🇫🇷 | Oh nee, wat gebeurt hier?! Een massale valpartij in het peloton en er zijn een hoop serieuze slachtoffers. De koers is voorlopig stilggelegd. 😲😲 #TDF2023
📺 Koers kijk je op discovery+ pic.twitter.com/Rr0hjUn9X6— Eurosport Nederland (@Eurosport_NL) July 15, 2023
Ngjarja ndodhi pak para fundit të Fazës 14 të garës, teksa nga të lënduarit ishte çiklisti i grupit Moviestar, Antonio Pedrero.
Sportisti më pas u mor me barrelë dhe u vendos në ambulancën që priste.
“Sportisti spanjoll, katallan ishte nga të lënduarit më rëndë në përplasjen masive, dhe është tërhequr nga gara”, thuhej në njoftimin e skuadrës.
Gara po bëhej gati të riniste pas ndalimit, ndërsa çiklisti Louis Meintjes gjithashtu u detyrua të largohej nga gara.
Çiklistët e plagosur duhet të rekuperohen shpejt teksa ka dhe shtatë faza të Tour de France për t’u kompletuar.
Top Channel