Çdo verë ngjarje të rënda shënohen në plazhet shqiptare të cilat në pjesën më të madhe të tyre nuk kanë roje bregdetare, apo këta të fundit edhe kur janë, janë të pa trajnuar siç duhet.

Ngjarjet emergjente mund të ndodhin, por çfarë duhet të ketë parasysh dikush që hyn në det për të shpëtuar dikë që është duke u mbytur.  

“Personi në radhë të parë duhet të jetë i sigurt në atë që do të bëjë, në qoftë se nuk është i sigurt më mirë të mos futet fare në ujë sepse tragjedia dyfishohet dhe ai që do shkojë ta shpëtojë do mbytet. Në momentin që shkon për ta shpëtuar tjetrin duhet të qëndrosh nga mbrapa edhe në tentativën për ta nxjerrë jashtë”, thotë notari profesionist Andi Kongoli.

Sidomos në zonat jo bregdetare, klasat e notit mungojnë, por vitet e fundit është vënë re një rritje e numrit të prindërve që dërgojnë fëmijët e tyre në kurse noti për të qenë të sigurt në det apo pishinë.

Kërkesat për të mësuar notin nga prindërit është rritur”, thotë Kongoli.

Përpos sigurisë noti dikon pozitivisht në shëndetin dhe në zhvillimin e fëmijës. Për një shëndet sa më të mirë, ekspertët sugjerojnë tre herë në javë not, me një kohëzgjatje 30 – 45 minuta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA