Dhunë fizike, posedim të kokainës dhe kërcënime, arrestohen 11 persona për vepra të ndryshme penale

15/07/2023 14:20
Foto ilustruese

11 persona janë arrestuar nga policia për vepra të ndryshme penale, ku përfshihet posedimi i kokainës, dhuna në familje, kërcënime dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur pa lejë drejtimi.

Një 30-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Dy të rinj 26 dhe 27 vjeç nga Tirana janë arrestuar pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin A. S.

Një 35-vjeçar nga Azerbajxhani është vënë në pranga pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Në qytetin e Krujës është arrestuar në 31-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, ndërsa një 35-vjeçar tjetër nga fshati Nikël është ndaluar nga policia pasi për motive të dobëta, në mënyrë të vazhdueshme ka kanosur me mesazhe, të dashurën e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuan shtetasit E. M., 31 vjeç, dhe E. L., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, nën efektin e alkoolit. Një 26-vjeçar nga fshati Tapizë Krujë është ndaluar nga policia pasi drejtonte motomjetin e tij pa leje drejtimi.

Një 30-vjeçar nga Fushë-Kruja është ndaluar nga policia pasi ka drejtuar në gjendje të dehur automjetin e tij dhe nuk i është bindur urdhrave të policisë, kurse një 26-vjeçar po nga Fushë-Kruja është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridioksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel