Edhe pse Durrësi nuk renditet në zonat më të goditura nga vala e të nxehtit afrikan që ka përfshirë vendin, niveli i lartë i lagështisë në ajër ndikon ndjeshëm në gjendjen e përgjithshme shëndetësore të njerëzve.

Kjo valë e të nxehtit ka shtuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në rrugët që të çojnë drejt plazheve brenda qytetit dhe jashtë tij.
Temperaturat ndjehen më të larta se sa tregon termometri ndaj shumë qytetarë kanë lëvizur drejt plazheve, apo kanë shmangur lëvizjet e panevojshme, ndërsa të tjerë, përfshirë turistë, përpiqen t’i shpëtojnë vapës duke u mbrojtur me kapele dhe çadra, apo hidratuar edhe në ujin e shatërvanit e pishinën publike.
Sipas mjekëve, në kushtet e lagështirës së ajrit, trupat bëhen më të nxehtë, djersisin më shumë, duke u kthyer në problem për shumë qytetarë, pasi djersa nuk mund të avullojë duke e detyruar trupin të harxhojë më shumë energji dhe të dehidratohet, gjë që çon në rritje të presionit të gjakut, frymëmarrje të shpeshtuar etj., veçanërisht te personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe mosha e tretë.
Top Channel