Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi e ka të pamundur të vazhdojë në Kuvend prezantimin e raportit të veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2022, pasi opozita insiston në ndryshimin e rendit të tij.
Gazment Bardhi dhe deputetë të tjerë të opozitës po mbajn ë të bllokuar Foltoren, teksa i kërkojnë kryeparlamentares Lindita Nikolla të fusë në rendin e ditës raportin e opozitës për kërkesën e SPAK për Arben Ahmetajn.
“Hidheni në votim kërkesën tonë për të futur në rend të ditës raportin e opozitës për kërkesën e SPAK. Rrëzojeni, por të shënohet në procesverbal se deputetët e mazhorancës i dhanë Arben Ahmetaj 4 ditë kohë për të intimiduar prokurorët dhe të prishë provat. Po bëheni pengesë e drejtësisë”, tha Bardhi.
Por, Nikolla, thekson se “nuk mund të hedh në votim një kërkesë të pabazuar në rregullore”.
“Uluni në vende, tregtoni qytetari. Nuk mund të hedh në votim një kërkesë të pabanzuar në rregullore. Nuk e çoj Kuvendin në një moment paligjshmërie.
Ne do të ndjekim rregullin dhe ligjin dhe ta bëjmë një proces të ligjshëm. Nuk ndodh zoti Bardhi. Ulu në vend dhe ndiq nga vendi. Nuk e hedh kërkesën në votim. Po ta përsëris 100 herë”.
Mes tensioneve dhe debate, Nikolla kërkoi lajmëroi pesë minuta pushim, për të vazhduar më pas me seancën plenare.
Top Channel