Me debate deri në ofendime është shoqëruar seanca e sotme plenare në Kuvend, ku deputetët e opozitës kërkojnë llogari për Arben Ahmetajn.
Deputeti Saimir Korreshi ka reaguar pas gjuhës që përdori Ermonale Felaj ndaj Gazment Bardhit, të cilin e etiketoi si “palaço”.
Korreshi tha se Felaj duhet të dalë jashtë seancës plenarë për shkak të fjalorit të saj, ndërsa Flamur Noka e etiketoi “rrugaçe”.
Korreshi: E turpshme nga ana juaj se si e drejton seancën. Nuk je ti që selekton se cili deputet duhet të flasë dhe cili jo. E dyta unë jam anëtar i Sekretariatit të Etikës. Kjo zonja këtu duhet të dalë përjashta, urgjent, se fjalor rruge këtu nuk duhet të përdorin. Shokun Edi Rama na mori malli ta shohim ta përqafojmë lartmadhërinë. Turp të keni!
Noka: Rrugaçe, nuk duhet të jesh këtu. Ik nga Kuvendi
Top Channel