Gjatë betimit të deputetit socialist në Fushë Krujë, Arkend Balla, i cili zëvendëson Rrahman Rrajën, situata ka qenë e tensionuar në Kuvend.
Deputetët e opozitës kanë protestuar, duke mos e lënë kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën të vijojë seancën dhe të thotë betimin me tone të larta.
Seanca përgjithësisht ka qenë e tensionuar gjatë ditës së sotme, ku shumica e deputetëve kanë ngritur tonet.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin ditën e djeshme deputetit Arkend Ballës, pas dorëheqjes së deputetit socialist Rrahman Rrahja.
Në bazë të verifikimit në listën e PS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mandatin e lënë nga Rrahman Rraja i takonte ta merrte Arkend Balla.
Rraja tha dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në një lokal në Borizanë të të Fushë Krujës, ku pjesëtarë të familjes së rij dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Maja, pasi ishin ankuar për shpërthimet në guroren e Borizanës në pronësi të Përparim Rrajës.
Top Channel