Ka vijuar me debate dhe akuza të forta nga kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi në Kuvend, i cili kërkon llogari për Arben Ahmetajn dhe prezencën e Ramës.
Në fjalën e tij Bardhi tha se Ahmetaj ka tentuar të intimidojë dëshmitarët dhe të fshehë provat për akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij.
“Arben Ahmetaj ka tentuar të intimidojë dëshmitarët dhe ju po bëheni bashkëpunëtorë në krim që Ahmetaj të vazhdojë të prishë prova dhe kjo nuk mund të ndodhë. Ne kemi shprehur vullnet për t’i hequr imunitetin Arben Ahmetajt. Altin Dumani tha se prej një jave Arben Ahmetaj me fuqinë e tij si deputet ka intimiduar dhe ka tentuar të prishë prova dhe prokuroria kërkon arrestimin e menjëhershëm për të shmangur zhdukjen e provave. Këta duan t’i japin kohë që të prishë provat. Si po shkojnë negociatat me secilin prej atyre që vendos ti lëshojë në një moment të caktuar…”- tha Bardhi në Kuvend.
Top Channel