Tensione në Kuvend pas fjalës së Bidos, Shehaj shkon te foltorja, nuk lejon Boçin të flasë Kryeministri Rama ka takuar presidentin francez, Emmanuel Macron gjatë ditë së dytë të samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.
Teksa ka ndarë foto nga takimi, Rama shkruan se shumë shpejt lideri francez do të vijë në Tiranë.
“Vilnius, Lituani – Me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, i cili po përgatitet për të ardhur në Tiranë.”– shkruan Rama.
Më herët, kreu i qeverisë, ndau pamje nga Lituania teksa përqafohej me kancelarin gjerman Olaf Scholz, takohej me presidentin e Turqisë Ergodan, kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, presidentin francez Macron, e shumë krerë të tjerë të pranishëm në samit.
Këtë të mërkurë mbahet dita e dytë e Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.
Top Channel