Perëndimet janë gjithmonë mahnitëse, dhe Jugu i Shqipërisë shquhet për të tilla.

Ndërkohë që kryeqendra dhe disa qytete të vendit “po digjen” nga temperaturat përvëluese deri në 40 °C, pushuesit në Vlorë kanë pasur mundësinë të shijojnë një prej perëndimeve më magjepsëse të këtyre ditëve verore.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se si dielli në formën e një “topi zjarri” në horizont, ulet butësisht në gjirin e ishullit të Sazanit. Ndërsa qielli në një portokalli të ndezur, reflekton mrekullisht në horizont.

Flisni për bukurinë e natyrës, ajo është gjithçka kemi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA