Inflacioni pësoi një rënie të lehtë për muajin qershor. Ndërsa çmimet e naftës kanë rënë me 20% nga viti i kaluar, nxitësi kryesor i inflacionit mbi objektivin e bankës së Shqipërisë janë çmimet e ushqimeve.

Për nënprodukte si zarzavatet dhe frutat rritja është deri në dyshifrore, duke rënduar buxhetet e familjeve shqiptare.

“Qepa dhe Patatja nuk blihen janë nga 150 lekë. Shalqiri në kulmin e sezonit ka shkuar deri në 100 lekë kilogrami”, tregojnë qytetarët.

Për ekspertët janë disa faktorë që ndikojnë në rritjen e çmimit të ushqimeve

“Ka faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Të jashtëm përfshihet eksporti i produkteve ushqimore. Tashëm fermerët po dërgojnë shumë produkte jashtë në tregje të reja. Të brendshme përfshijnë kostot e punëtorëve që janë rritur ndjeshëm për punëtorët e serave“, shpjegon Klodian Muço.

Në gjashtë muajt e parë të vitit produktet shqiptare kanë pësuar rritje në eksport, por nga krahu tjetër në prodhimin e brendshëm të vendit shifrat e tremujorit tregun se bujqësia pësoi një zgjerim prej vetëm 0.004%, pothuajse i papërfillshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA