Të shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohen dy persona në Krujë

11/07/2023 09:18

Dy persona të shpallur në kërkim në Krujë në fushën e narkotikëve janë arrestuar.

36-vjeçari A. F., është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në fshatin Shkozë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar 36-vjeçarit, banues në Thumanë. masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Së bashku me babanë e tij shtetasi A. F., me një shtetas tjetër (i arrestuar më parë), ka kultivuar 925 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, në 10 sera në afërsi të banesës së babait të tij.

Gjithashtu, në Fushë Krujë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kapën 35-vjeçari S. T., banues në Fushë Krujë, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Shërbimet e Komisariarit të Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në inteligjencën policore për vendndodhjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kërkimi”, për lokalizimin dhe kapjen e tyre”, sipas njoftimit të policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA