Gjatë zhvillimit të Samitit të NATO-s në Vilinus të Lituanisë, presidenti Bajram Begaj e ka konsideruar këtë samit si një moment kyç për sigurinë e rajonit euroatlantik.

“Samiti i NATO-s në Vilnius është një moment kyç për sigurinë e rajonit euroatlantik. Vendimet e marra gjatë këtij samiti do të jenë të dobishme në forcimin e kohezionit dhe unitetit të Aleancës sonë, si dhe në ofrimin e mbështetjes së zgjeruar për Ukrainën”, shkruan Begaj, në një postim në Twitter.

Udhëheqësit e aleancës ushtarake të NATO-s janë mbledhur në Vilnius të Lituanisë. Samiti zhvillohet në një kohë kritike për sigurinë në Evropë, pasi lufta në Ukrainë është në mesin e një kundërofensive të Kievit.

Në samit nuk pritet të diskutohet fare për Kosovën, pavarësisht rritjes së tensioneve në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

Një ditë pasi Turqia njoftoi se ishte e gatshme të ratifikonte pranimin e Suedisë në NATO, Hungaria sinjalizoi se është gjithashtu e gatshme të japë dritën jeshile për ofertën e saj, një arritje kjo e samitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA