Partizani është skuadra e parë shqiptare që do të startojë aventurën europiane të klubeve shqiptare mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” përball skuadrës bjellruse Bate Borisov.

Kampionët e vendit nën drejtimin e trajnerit kroat Zoran Zekiç i cili vetëm prej një muaji ka marrë frenat e skuadrës së kuqe në dorë, do të provojë të masë forcat me një skuadër me shumë eksperiencë në arenën europiane. Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së sotme, trajneri Zekiç shprehet i matur në përgjigjet e tij.

“Jam prej një muaji këtu, kam patur 25 ditë kohë për ta përgatitur këtë ndeshje, por nuk është e rëndësishme të flasim, por sot të bëjmë më të mirën. Është një ndeshje shumë e rëndësishme duke parë edhe afatin e shkurtër kohor. Ndjej keqardhje pasi bëmë vetëm 2 ndeshje miqësore. Ndonjëherë në futboll këto nuk vlejnë asgjë. Kemi stërvitjen e fundit, formacioni është i ideuar por nuk është mirë që të deklaroj përpara pasi mund të ketë të papritura”, tha trajneri Zekiç.

Tekniku i kampionëve të vendit nuk preferoi të fliste për kundërshtarët sepse theksoi që ka dëshirë të flasë vetëm për ekipin e tij.

“Nuk ka pika të dobëta apo të forta, janë 90 mintua të rëndësishme sot. Kam folur për 25 ditë me skuadrën. Duhet të përballojmë ndeshjen me mentalitetin e duhur. Kam parë 4 ndeshjet e fundit të BATE-s, janë skuadër e mirë me lojtarë cilësor por ne duhet të japim më të mirën në fushë të arrijmë objektivin për skuadrën, klubin dhe tifozët”, shtoi trajneri.

Ndeshja mes Partizanit dhe Bate Borisov do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45, e vlefshme për raundin e parë eliminator të Champions League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA