Të shkëputesh ndonjëherë nga puna me qëllimin të rikarikosh veten, kjo ndihmon trupin dhe mendjen.

Nuk është ndonjë risi, por së fundi kjo gjë konfirmohet statistikisht. Një studim i realizuar nga Mc Kinsey del në përfundimin se shumë shoqëri sot, me qëllimin të shmanget stresi dhe sindroma e burnout-it, apo gjendja e ankthit kronik të lidhur me punën, më shumë se dy tretat e drejtuesve të burimeve njerëzore, kanë vënë në dispozicion të kompanive programe mirëqenieje që përfshijnë kurse joge, terapi dhe meditim.

Që prej pandemisë së koronavirusit, shumë punëdhënës kanë investuar në mënyrë të paprecedentë për shëndetin mendor dhe në përgjithësi, për mirëqenien e punonjësve të tyre. Një artikulli i Wall Street Journal tregon se një shkëputje nga puna është kura më e mirë përballë detyrave të grumbulluara, sepse vetëm kështu mund të arrihet një performancë më e lartë, dhe kjo është konfirmuar dhe në praktikë.

Firma e konsulencës Ernst & Young, pasi i dha punonjësve 10 orë më shumë pushim në muaj, niveli i përformancës në përllogaritjet vjetore të rritej me 8%. Edhe Harvard Business Reviewpati dha thuajse dy herë më shumë promocione mes të rinjve për performancë krahasuar me ata që i shohin pushimet me mosbesim. Wall Street Journal citon edhe Boston Consulting Group të pohojë se pas eksperimentimin me pauzat nga puna, ishte parë se pushimi siguronte një kthjelltësi më të madhe të mendjes dhe përqendrim të shtuar tek projektet që duhet të realizonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA