Erdogani i jep “ok” hyrjes së Suedisë në NATO: Stokholmi, lëshime për Turqinë në BE

11/07/2023 08:17

Fillimisht deklaroi se Suedia do të anëtarësohet në NATO, vetëm nëse Turqia lejohet të anëtarësohet në BE. Por më vonë Rexhep Tajip Erdogani ndryshoi mendje.

Presidenti turk ka pranuar ta mbështesë kërkesën e Stokholmit për anëtarësim në aleancën ushtarake, e pohuar kjo nga kreu i saj, Jens Stoltenberg, i cili tha se Erdogani do ta kalojë tani kërkesën suedeze për ratifikim në parlament.

Jam i lumtur të njoftoj se si rrjedhojë e bisedimeve, presidenti Erdogan pranoi miratimin e Protokollit të Anëtarësimit të Suedisë në Asamblenë e Madhe KOmbëtare sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe të punojë ngushtësisht me këtë asamble për të siguruar ratifikimin. Kjo është një ditë historike sepse kemi angazhimin e qartë të Turqisë. Suedia nga ana e saj ra dakord si anëtare e BE-së që të mbështesë në mënyrë aktive përpjekjet për të ringjallur procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE dhe gjithashtu të ndihmojë në modernizimin e Unionit Doganor BE-Turqi dhe liberalizimin e vizave.“-tha Stoltenberg.

Stoltenbergu shtoi tha se Turqia dhe Suedia i kishin sqaruar “shqetësimet legjitime të sigurisë së Ankarasë” dhe si rezultat Stokholmi kishte amenduar kushtetutën e saj, ka ndryshuar ligjet, ka zgjeruar  operacionet anti-terrorit kundër PKK-së (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit) dhe ka rinisur eksportet e armëve në Turqi. Kjo e fundit dhe Hungaria janë aktualisht dy anëtarët e vetëm të NATO-s që nuk e kanë ratifikuar ende kërkesën për anëtarësim të Suedisë. Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto pohoi se ratifikimi i ofertës së Suedisë tani është “vetëm një çështje teknike”.

Presidenti amerikan Joe Biden gjithashtu e mirëpriti dritën jeshile të Erdoganit për Suedinë. Protothema shkruan se pak pasi presidenti turk i dha “Ok” hyrjes së Suedisë në NATO, Biden u pajtua t`i dërgojë Turqisë F16-tat e shumëdëshiruar, edhe pse Erdogani vetë insiston se nuk ka asnjë lidhje mes këtyre avionëve luftarakë dhe Suedisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA