Digjet banesa në Hotolisht të Librazhdit
11/07/2023 21:27
Një banesë është djegur tërësisht në fshatin Hotolisht të Librazhdit.
Shkak i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë tek paketa elektrike. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur të lënduar.
Zjarri i cili përfshiu banesën e Sami Çotës rrezikoi edhe shtëpi të tjera ngjitur.
Gjashtë zjarrfikës dhe dhjetëra banorë të zonës ndihmuan në fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e banesave të tjera. Dëmet në banesën e djegur janë të konsiderueshme.
Top Channel