Administratori i një lokali në Sarandë po procedohet në gjendje të lirë, për vendosjen e muzikës së lartë jashtë orarit të lejuar.
Gjatë kontrollit, tek një lokal në Sarandë, është konstatuar muzikë të lartë pas orarit të lejuar dhe 53-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndërprerë muzikën që përbënte shqetësim për qytetarët.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. I., 53 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Pajisjet që gjeneronin muzikën u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel