Nis shembja e stadiumit legjendar të Barcelonës, Camp Nou, gjashtë javë pas ndeshjes së fundit, për rinovimin $1.5 miliardë (foto-video)

10/07/2023 21:18

Tifozët e Barcelonës janë ‘mallëngjyer’ sot pas publikimit të pamjeve të stadiumit të tyre të vjetër Nou Camp që po shpërbëhej në rrënoja për rindërtimin e tij.

Kampionët e Spanjës po vijojnë me shpejtësi planet e tyre të rindërtimit të impjantit teksa vinça dhe ekskavatorë po shkatërronin sot strukturat vetëm gjashtë javë pas ndeshjes së fundit.

Planet e rinovimit prej rreth 1.5 miliardë dollarë kanë sjellë në terren rreth 250 punëtorë, duke shpresuar që stadiumi i ri do të jetë gati për sezonin 2025-26.

Klubi njoftoi në korrik 2022 se do të largoheshin nga fusha e tyre historike për të luajtur fushatën 2023-24 në Stadiumin Olimpik, ku u mbajtën Lojrat Verore 1992 që është vetëm disa qindra metra larg.


Por Barcelona tregon se nuk dëshiron të presë për të ndërtuar arenën e re, që do të ketë kapacitet akoma më të madh, nga 99,354 vende në 105,000.

Rinovimet do të përfshijnë një çati të re për stadiumin si dhe ndryshimin e emrit në ‘Spotify Nou Camp’ si pjesë e sponsorizimit.

Presidenti i klubit Joan Laporta ka vizituar punimet në impjant dhe tha se ishte i impresionuar nga zhvillimet.

Sipas rrjetit vendas Mundo Deportivo, klubi do te krijoje mundësi te reja biznesi per rikuperimin e te ardhurave si linja veshjesh e bizhuterish ne kujtim te historisë se tij ne Camp Nou.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA