Altin Hoxhaj pas 12 vitesh si emigrant në ltali u kthye familjarisht në vendlindjen e tij ne fshatin Frakull në Fier, dhe të gjitha kursimet e mbledhura në emigracion i investoi në ndërtimin e një fabrike moderne për prodhimin e salcës dhe konservimit te perimeve.

Puna fillon me përzgjedhjen e farave dhe të fidanëve që i kultivojnë fermerët e zonës në fusha, dhe i trajtojnë vetëm me plehra organike, duke i garantuar kështu fermerëve dhe blerjen e të gjithë prodhimit.

Sipas tij kërkesat në treg për këto produkte shqiptare janë shumë të mëdha dhe prodhimi në zonë për të është i pamjaftueshëm.

Puna sapo ka filluar me konservimin e trangullit dhe të specit ku pjesa më e madhe prodhimit shkon për eksport, kryesisht në shtetin fqinj Itali, atje ku Altini edhe mësoi këtë profesion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA