Merr flakë në lëvizje automjeti në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut

09/07/2023 14:27

Një automjet tip “Ford” ka marrë flakë në lëvizje e sipër në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut.

Automjeti me drejtues shtetasin U. S., është djegur plotësisht dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA